×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Jashari dhe UÇK-ja vendosen në faqen zyrtare të Rashkës në Serbi

    Insajderi
    07 June 2016 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faqja zyrtare e Rajonit të Rashkës në Serbi është hakuar nga hakerët shqiptarë.

    Në faqen raski.okrug.gov.rs tashmë mund të shikoni emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një video me këngë patriotike për heroin Adem Jashari, që përcillet me një biografi të shkurtër për gjithë familjen Jashari, shkruan lajmi.net.

    Më poshtë në këtë faqe të hakuar, është shkruar në gjuhën angleze një historik i shkurtër i rrugës së Kosovës drejt lirisë.

    Aty thuhet se UÇK ishte një organizatë politike dhe ushtarake që ka ndryshuar historinë e kombit shqiptar, kuptimin “e jetës në Kosovë dhe në të njëjtën kohë bëri që ëndrra e shumë gjeneratave që sakrifikuan për Republikën e Kosovës të bëhej realitet”.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark