×
  • Sport
  • Sport

    Ademola Lookman, lojtari më i mirë afrikan i vitit 2024

    Insajderi
    16 December 2024 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ademola Lookman është shpallur lojtari më i mirë afrikan i vitit 2024.

    Lookman pati një sezon fantastik këtë vit.


    Sulmuesi ishte lojtari i vetëm afrikan që u nominua për Topin e Artë të këtij viti dhe përfundoi në vendin e 14-të në klasifikim.

    Lookman pati një sezon për mos t’u harruar me Atalantën, madje duke fituar edhe Ligën e Europës, me një tregolësh nga ai.

    Lookman gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Angli, para kalimit në Itali tek Atalanta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark