×
  • Lajme
  • Lajme

    Aderimi amatoresk në Partinë Socialdemokrate

    Insajderi
    20 October 2016 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Socialdemokrate e Kosovës është shtuar për një anëtar të ri. Është Florim Rrudhani i cili sapo është inkuadruar në PSD-në, një parti e vogël në Kosovë e udhëhequr deri vonë nga Kaqusha Jashari e që tash udhëhiqet nga Naser Bytyqi.

    Por në komunikatën për media të kësaj partie, lidhur me këtë aderim të Rrudhanit, biografia e të cilit nuk është dërguar e as që gjendet në Google, ka plot gabime.

    Zyra për media e kësaj partie që në zgjedhjet e fundit nacionale përkrahu Lëvizjen Vetëvendosje, ka dërguar në adresë të medieve një intervistë që kjo zyrë e partisë e ka bërë me Rrudhanin.

    Ky është versioni i intervistës së dërguar nga Zyra për Media e kësaj partie. Gati e pakuptueshme.

    Intervist me Florim Rrudhanin të sa po inkuadruar ne PSD, i cili synon kreun e të parit të PSD në Kryqitet.

    Cili është qellimi yt i kyqjes ne politik?

    Qëllimi inkuadrimit tim në politik është qe të behem zeri i qytetarve të pa knaqur dhe sëbashku me ta ndertojmë një qytetari të vetdijshme. Që zëri i tyre te ndihet dhe kërkesat e tyre te mirren parasyesh nga pushteti.

    Pse ke zgjedhur frymen Socialdemokrate?

    Sepse Partia Socialdemokrate më dha mundësin të sherbej për qytetaret, per dallim të subjekteve tjera politike qe së pari ju sherbehet klaneve të tyre, familjarve të tyre, dhe ambicjev të tyre ekonomike fatkeqsisht.

    Pra mundesia qe te kontriboj dhe të behemi krah i një rreshtim te ri, me qasie ndryshe ndaj shtetit dhe shoqërisë,si dhe hapjen e nje mundesie për të gjithë.

    Keto jan arsyet kryesore qe me shtyne dha mu dha mundësija e inkuadrimin tim ne PSD

    Ku e sheh veten ne karijeren politike pas 10 vitesh?

    Veten time ne karier politike e shikoj duke jap aq sa mundem të jap për vendin tim dhe aty ku mund ta jap më të miren duke ju sherbyer interesave sociale të qytetarve. Patriotizmi me i madh është që qytetari i keti vendi të ket nje jet dinjitoze, me mirqenie sociale të drejt , të arsyshme dhe të kënaqshme. Ky është qellimi im dhe fokusi im, kariera ime është me pak e rendësishme sesa jeta e atyre qytetarvë te pa shpres, e të vrarë shpirtrisht, emocinalisht dhe fizikisht.

    A mendon qe do i arrish qellimet e tuja ne PSD?

    Po do të përpiqna maksimalisht, të arrij qellimet e mia. Qëllimet e mia do të jen qëllimet e qytetarve për nje jetë dinjitoze me mireqenie sociale dinjitoze. Bashkë me grupin e njërzve që po i bashkohen PSD-es, po do ja arrim të jemi pjes e rendesishme dhe vendimtare e jetës politike në kosovë

    Ç´ka i premton elektoratit, cili është vizioni yt?

    Vizioni im është qe rinin tonë të kemi me arsim të mire, ku do qe të më jepet mundësia në ambasada nderkombetare,Bashkim Europjan une do loboj qe të krijojn trajnime të profileve të ndryshme dhe tju ofrohen bursa sa ma shum mundesi studentave që të arsimohen ne universitetet e ndryshme evropiane.

    Elektoratit kosovarë i premtoj transparenc, përgjegjsi, dhe do i garantoj q e do të jem sherbtor i qytetarve me aq sa mundem, me kapacitet e mija.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark