Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, ka emëruar Ardian (Adi) Krastën zëvendësdrejtor të ri të RTK-së.
Në mbledhjen e mbajtur sot, Krasta është zgjedhur zëvendësdrejtor i RTK-së, pas 8 votave për dhe asnjë kundër.
Propozimin para bordit e ka bërë drejtori i Radiotelevizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili tha se sipas rezultatit përfundimtar, Krasta është renditur i pari.
“Në bazë të rezultatit përfundimtar, i pari është Ardian Krasta. Rekomandoj që të emërohet Krasta si zëvendësdrejtor i RTK-së. Kërkoj nga ju që të votoni që Krasta të emërohet zv drejtor i RTK-së”- tha Ahmetxhekaj.
Për pozitën e zv/drejtorit të RTK-së kishin aplikuar katër kandidat: Rilind Gërvalla, Naser Thaçi, Adi Krasta dhe Ilire Zajmi.