×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ahmetxhekaj konfirmon për Insajderin: Adi Krasta është votuar për zv/drejtor të RTK’së

    Insajderi
    06 January 2023 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkursi për pozitën e zëvendës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës i mbajtur me 22 nëntor 2022, shkoi në rivlerësim pas vendimit të Komisionit për Ankesa. Sot u vendos se kush do të udhëheqë pas rivlerësimit.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta ka fituar garën për këtë pozitë pas rivlerësimit.

    Lajmin e konfirmoi për Insajderin edhe drejtori i përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

    “Po, sipas raportit që kam pranuar, në procesin e rivlerësimit, z. Adrian Krasta ka rezultuar kandidati më i suskseshëm”, tha ai.

    Por, Krasta nuk mund ta ushtrojë këtë pozitë para se të miratohet në bord.

    “Vetëm ta keni parasysh se ka ende afate të tjera ligjore, para se të mund ta dërgoi për votim në bord, emrin e z. Krasta për emërim në pozitën e zëvëndës drejtorit të përgjithshëm”, tha Ahmetxhekaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark