Insajderi
Zgjedhjet 2026

Adnan Sogojeva: Mbështetje e fuqishme për fitoren e PDK-së

Insajderi
24 December 2025 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Adnan Sogojeva: Mbështetje e fuqishme për fitoren e PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Sogojeva, ka bërë të ditur se Fushë Kosova është mobilizuar fuqishëm në mbështetje të fitores së PDK-së, pas takimeve me qytetarët në lagjet Eliza, Bresje dhe Apollonia.

Sogojeva theksoi se përkrahja e jashtëzakonshme e qytetarëve në këto lagje është dëshmi e besimit dhe e vullnetit për ndryshim real, duke e cilësuar këtë mobilizim si një sinjal të qartë për fitoren e PDK-së në zgjedhje.

“Mbështetja që morëm sot na jep forcë dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara me përgjegjësi dhe përkushtim drejt fitores,” u shpreh Sogojeva.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark