Insajderi
Biznes

Adobe me sistem që bashkon realitetin virtual, me hapësira apo objekte reale

Insajderi
13 August 2019 - 08:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri në fund të vitit, kompania Adobe do të sjellë tri aplikacione të ndryshme, që i përkasin një epoke të re të kreativitetit.

Në mesin e tyre, do të jetë edhe Project Glasswing, që do të shërbejë si një lloj shtrese Photoshopi, që mund të ndryshojë pjesë të ndryshme, vetëm me kalimin e gishtit nëpër ekran, transmeton Telegrafi.

Me vendosjen e një objekti në anën tjetër të pajisjes transparente, shfrytëzuesit do kenë mundësi të bëjnë ndryshimin si të ngjyrave, aksesorëve apo edhe të pjesëve tjera.

Produkti i finalizuar ashtu si ka pasur dëshirë klienti, më pas mund të hyjë në prodhim si i përsonalizuar dhe shumë ndryshe nga të tjerat.

Deri më tani, konsiderohet se ky sistem që bashkon realitetin virtual, me hapësirat apo objektet reale, do të vendoset në qendra të ndryshme tregtare dhe prodhuese.

Varësisht nga kërkesa, Project Glasswing mund të vendoset edhe nëpër pika turistike, muze apo ekspozita që ta lehtësojë punën e shoqëruesve, me shërbime shumë më të mira.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark