Insajderi
Show

Adri dhe Iliriana publikojnë “Habibi”, në klip shfaqet edhe ish-banorja e “BBVK”

Insajderi
08 July 2026 - 21:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Adri dhe Iliriana publikojnë “Habibi”, në klip shfaqet edhe ish-banorja e “BBVK”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pritjes i erdhi fundi! Çifti i njohur dhe i dashur për publikun, Adri dhe Iliriana, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Habibi”.

Kënga ishte kthyer në një trend viral në TikTok dhe Instagram vetëm me disa rreshta të refrenit, duke krijuar pritje të madhe te fansat para publikimit të plotë.

“Habibi” vjen me një ritëm energjik dhe synon të jetë një nga projektet më të dëgjuara të këtij sezoni veror. Teksti dhe muzika janë realizuar nga Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimi është bërë nga Arti Rec.

Por përveç melodisë, një tjetër befasi e veçantë e këtij projekti është pjesëmarrja në videoklip e një figure të njohur për publikun.

Në skenat e klipit shfaqet edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Santiana Maloku. Prania e saj ka rikthyer vëmendjen te miqësia e afërt që ajo ka me Adrian dhe Ilirianën, e cila duket se vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.

Adri, Iliriana dhe Santiana ishin ndër personazhet më të komentuar të “BBVK 2” dhe të tre arritën deri në gjysmëfinale, pasi ndanë të njëjtën shtëpi për 96 ditë.

Tashmë treshja ka dëshmuar se bashkëpunimi dhe miqësia e tyre nuk kanë mbetur vetëm brenda ekranit, por janë shndërruar edhe në një projekt muzikor që pritet të marrë vëmendjen e publikut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark