Aktorja dhe njëherësh deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.
Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, me anë të një postimi të fundit u bëri apel të gjithëve që të vaksinohen për një jetë më të shëndetshme.
Mes shumë aludimeve e teorive, Matoshi thotë se i beson mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve.
“Unë për vete jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve. Vaksinohuni edhe ju për një jetë më të shëndetshme”, ka thënë ajo.
Ditëve të fundit duhet theksuar se është rritur dukshëm numri i rasteve me coronavirus, gjë që ka bërë të ndërmerren masa të reja nga ana e Qeverisë.
Nga dita e djeshme (30 gusht) deri më 13 shtator në vend do të ketë orë policore që fillon nga 22:00 deri në 05:00.
Gjithashtu, gastronomia ka një orar të ri dhe lejohet vetëm në ambiente të hapura.