Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.
Kjo për shkak të lidhjes me futbollistin e reperin afrikan, Keith Groeneveld, me të cilin ka një diferencë mjaft të madhe në moshë.
Ajo së fundmi ka ndarë një video në rrjete sociale, e cila është bërë për rrjetin e popullarizuar TikTok.
Në video, shfaqen disa momente të lumtura të dyshes së njohur dhe për këtë Matoshi ka bërë një përshkrim.
“Dashuria dhe lidhja nuk më kanë bërë as njeri më te keq e as më të mirë. Veç më ka bërë më të lumtur. Të dua dashuria ime, Keith”, ka shkruar ajo.
Adriana dhe Keith ndërkaq kanë zyrtarizuar lidhjen muaj më parë, përkundër se herë pas here qëndrojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve të artistit afrikan.