Sot është raportuar se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është e infektuar me COVID-19, e pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit.
Pas këtyre pretendimeve, ajo ka publikuar rezultatin e testit në profilin e saj në Facebook, teksa ka thënë:
“Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim”, shkruan Matoshi.