Në sheshin e Prishtinës është organizuar parada e komunitetit LGBTI, “Bashkë dhe krenarë”.
Organizatorët e kësaj parade janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Kësaj parade i janë bashkuar emra të shumtë edhe nga fusha e politikës, ndër ta ish-ambasadorja, Vlora Çitaku, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi.