Para pak muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Megjithatë çiftit i duhet që këtë lidhje ta jetojë në distancë, duke qenë se Ardiana jeton në Kosovë dhe Keith shumë larg saj. Por futbollisti vjen herë pas here për t’u takuar me Ardianën apo i dërgon dhurata të ndryshme për ta mbajtur gjallë dashurinë mes tyre.
Së fundmi, Ardiana ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë romantike nga Keith. Ai i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq, që asaj i ka pëlqyer shumë dhe e ka ndarë menjëherë me ndjekësit në rrjete sociale. Me këtë rast Matoshi i ka bërë dhe një dedikim shumë të ëmbël partnerit të saj.
“‘Dashuria e jetës sime’ kur e them këtë gjë e them me gjithë zemër. Nuk do të dëshiroja një partner më të mirë. Faleminderit Zotit që më bekoi me një person si ty në jetën time. Dashuria ime për ty rritet çdo ditë. Mënyra se si më surprizon çdo ditë është e mrekullueshme. Je një njeri fantastik! Shihemi së shpejti, të dua!”, ka shkruar Ardiana.