Modelja shqiptare, Adrola Dushi, arrin që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet dhe fotosesionet që i sjell në rrjetet sociale.
Ish-Missi konsiderohet së një prej femrave më të bukura shqiptare dhe këtë epitet vazhdon ta mbajë me meritë prej vitesh.
Bukuroshja së fundi ka postuar një fotografi ku shihet sensuale dhe tejet joshëse e veshur në të zeza me dekolte të hapur
Ndërsa pozoi në profil, Adrola kompletoi paraqitjen me disa vathë të gurit, flokë të drejta të hedhura prapa veshëve dhe grim të lehtë.
Përmes këtij postimi, modelja njoftoi për panairin e bukurisë “Beauty Fair Albania” që do të mbahet më 17, 18 dhe 19 shtator.