Dy aeroplanë luftarakë gjermanë e kanë detyruar një aeroplan me 200 udhëtarë të kompanisë ajrore “Korean Air” të aterojë në Shtutgart.
Aeroplanët luftarakë u ngritën pasi aeroplani i agjencisë së Koresë Jugore, duke udhëtuar nga Seuli për në Zuri, kishte dështuar të përgjigjej në radio të shtunën mbrëma, sipas zyrtarëve të aeroportit të Shtutgartit.
Nuk është e qartë se çfarë e kishte shkaktuar humbjen e kontaktit me radio.
Si pasojë, udhëtarët e prekur janë bllokuar në aeroport, duke e kaluar natën në aeroport në jugperëndim të Gjermanisë./Express/