Një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e aeroportit, të enjten, thuhet se autoriteti i aviacionit civil të Belgjikës dhe departamenti i zjarrfikësve kanë dhënë miratimin e tyre për rihapje pas një testimi të “shkallës së gjerë” më 29 mars.
Aeroporti është “teknikisht gati për rinisjen e fluturimeve të pasagjerëve, me një infrastrukturë të përkohshme, të paraparë për check-in”, thuhet në deklaratë.
E njëjta bën të ditur se për shkak të dëmtimeve, aeroporti do të operojë me vetëm 20 përqind të kapacitetit normal.
Më 22 mars, dy sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë në sallën e nisjes në aeroport, ndërsa kamikazi i tretë ka shpërthyer eksplozivët në një stacion të metrosë së Brukselit.
Përgjegjësinë për sulmet, që kanë lënë të vrarë 35 veta, e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.