Insajderi
Lajme

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Insajderi
07 November 2025 - 12:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me ortakun e tij në aeroportin e Vlorës, Valon Ademi.

Pacolli tha se nuk ka bërë padi i pari, por se pala tjetër ka bërë padi konkrete në Prokurori dhe se ka bërë postime të shpeshta në rrjete sociale dhe në vende të tjera.

Ai u shpreh se gjithmonë ka dashur ta ruajë dinjitetin e Shqipërisë.

“Nuk jam i hetuar. Jam paditur. Nuk jam nën hetim. Unë isha në Prokurori dhe besoj në drejtësinë shqiptare, besoj fuqishëm. Shqipërisë i duhet një drejtësi e drejtë. Unë kam qenë pala e tradhtuar dhe e mashtruar. Unë mund t’i padisja menjëherë ata, por se ata (pala tjetër) kanë dalë dhe kanë bërë padi, dikush ka bërë padi penale, dikush ka bërë postime nëpër rrjete sociale, negative për mua”, tha Pacolli.

“Unë kam dashur ta ruaj dinjitetin e Shqipërisë. Ne tani kemi bërë kundër-padi dhe një apel në shkallën e dytë kemi apeluar masën e dytë dhe besoj se do vendoset në anën e së drejtës. Drejtësia, sado që vonohet, një ditë vjen si rrufeja”.

Kujtojmë se Behgjet Pacolli ka pasur një ‘përplasje’ me ortakun e tij Valon Ademi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ai u thirr edhe në Prokurorinë e Tiranës.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark