Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, postoi në faqen e tij të Instagramit pas dygolëshit të tij në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Hungarisë, e cila përfundoi me barazim 2-2.
Ronaldo theksoi se të luaj për ekipin kombëtar ka një rëndësi të madhe për të, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ndihet kaq krenar. Ai gjithashtu premtoi se Portugalia do të sigurojë një vend në Kupën e Botës.
“Nuk është sekret që të luaj për ekipin kombëtar do të thotë shumë për mua. Kjo është arsyeja pse jam kaq krenar që kam arritur këtë moment unik duke përfaqësuar Portugalinë. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan ta arrij këtë. Shihemi në nëntor ndërsa sigurojmë vendin tonë në Kupën e Botës,” shkroi Ronaldo në postimin e tij.
Duke shënuar dy herë në minutat e 22-të dhe 45-të të pjesës së parë, Ronaldo theu rekordin e Carlos Ruiz, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës, me gjithsej 41 gola në këto fushata.
Gjithashtu, Cristiano Ronaldo ka shënuar deri tani 948 gola në karrierën e tij, duke u afruar gjithnjë e më shumë me rekordin e pabesueshëm prej 1,000 golash.