×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Afera e grurit në MINT, vjen reagimi i protagonistit kryesor të përgjimit

    Insajderi
    02 August 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Enver Hajrullahu, protagonisti kryesor i përgjimeve të reja në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çështjen e grurit, ka reaguar pas publikimit të tyre nga ana e mediumit Nacionale.

    Ai, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka sqaruar se përgjimet e publikuara nuk kanë rrjedhur prej tij.

    “Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë”, ka thënë ai.

    “Kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022”, vijon ai.

    “Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark