Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj javen e kaluar ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj Jakub Kindl.
Ajo me anë të një video të publikuar në llogarinë e Instagramit zbuloi gjininë e foshnjës, djalë, ku edhe tregoi se janë tejet mase të gëzuar.
Ndërsa sot Afërdita publikoi një Instastory në të cilën mund të shihet e veshur me rroba të rehatshme e bluzë të shkurtër, ku vë në pah barkun e rrumbullakosur.
Çifti kanë bërë të ditur se fëmijën e tyre do ta mirëpresin në mars të vitit 2021.