Afërdita takon familjen e burrit në Çeki dhe pritet në mënyrën më të ëmbël të mundshme - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Afërdita takon familjen e burrit në Çeki dhe pritet në mënyrën më të ëmbël të mundshme

    Insajderi
    07 August 2021 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afërdita Dreshaj i ka thënë “lamtumirë” Amerikës e së bashku me bashkëshortin dhe të birin ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në Republikën Çeke në muajt në vijim.

    Zhvendosja e ka një arsye dhe lidhet me pjesën profesionale.

    Jakub Kindl, bashkëshorti i saj hokeist do të transferohet në një ekip europian, ndaj dhe familja do të zhvendoset. Mesa duket, për partnerin e modeles ka ardhur koha për kapituj të rinj në sport.

    Kujtojmë se në muajin mars Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj, Sky Blue, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bebush mjaft i ëmbël e i shëndetshëm.

    Së fundmi, Afërdita ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj disa momente kur në shkuar në Çeki dhe është takuar me familjen e bashkëshortit, të cilët i kanë bërë një pritje mjaft të ëmbël.

    Modelja ka publikuar çastin emocionues kur gjyshja e Jakubit takohet me Blue Sky.


    Një dhuratë mjaft sentimentale i është bërë vogëlushit nga gjyshja e babait të tij, një lodër me të cilën Jakub luante kur ishte i vogël dhe që ajo e ka ruajtur për shumë vite.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark