Ashtu edhe siç paralajmëroi ditë më parë, Afrim Muçiqi po e mban fjalë.
Këngëtari Muçiqi i mllefosur ishte shprehur se nëse politikanët bëjnë fushatë pa masa, unë i nisi dasmat.
Edhe ashtu po ndodh. Insajderi ka siguruar pamje nga një dasmën e cila është duke u mbajtur aktualisht në Hotel Diamond, e ku shihet se Afrimi kujdeset për disponimin e të pranishmëve.
Dasmorët, në këto pamje shihen pa masa mbrojtëse, pa distance – rrjedhimisht duke mos respektuar asnjë masë kundër Covid-19.
Me masat e vendosura nga Qeveria nuk lejohet mbajtja e tubimeve (dasmave, ahengjeve të ndryshme) me më shumë se 50 persona.
Theksojmë se nuk janë të pakta raste kur shohim se Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin po gjobitin kafiteri të ndryshme në vend, për shkak të organizimit të nejave me muzikantë.
E pikërisht ndalesa për dasmat ka qenë ajo që e ka irrituar më së shumti Muçiqin, i cili tha se komunitetin e këngëtarëve më shumë e ka dëmtuar Qeveria sesa pandemia.
Vetëm në 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 793 raste të reja me COVID-19 derisa kanë humbur jetën 8 persona. Duhet theksuar se ka një rritje të konsiderueshme të rasteve nga muajt e kaluar./Insajderi.org