Kandidati për deputet nga NISMA, Afrim Selmani, ka njoftuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nisur nga kryeqyteti. Ai ka theksuar se fushata ka filluar me besim, energji dhe, siç u shpreh, me dashuri të sinqertë për atdheun.
Sipas Selmanit, numri 122 përfaqëson zërin e shpresës, guximit dhe vendosmërisë për një Kosovë më të drejtë, më të ndershme dhe më dinjitoze për të gjithë qytetarët.
“Nga kryeqyteti nisëm fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit me besim, energji dhe dashuri të sinqertë për atdheun.
122 është zëri i shpresës, i guximit dhe i vendosmërisë për një Kosovë më të drejtë, më të ndershme dhe më dinjitoze për të gjithë qytetarët.
Me këtë frymë atdhedashurie dhe përgjegjësie, lista e deputetëve tanë është zëri i ndryshimit – zëri që nuk dorëzohet, nuk hesht dhe punon për të ardhmen që e meritojmë”.