Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku pas përpunimit të 243 nga 2.498 vendvotime (9,73%), në krye të garës vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 19:54, Vetëvendosje ka siguruar 38,07 për qind të votave, apo 15.712 vota, duke mbajtur epërsinë ndaj partive tjera politike.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23,08 për qind, përkatësisht 9.527 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 16,77 për qind ose 6.920 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 9,73 për qind të votave (4.015 vota), ndërsa Lista Serbe ka marrë 4,92 për qind apo 2.031 vota.
