×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Afro 3 javë nga zgjedhjet në Veri – askush s’tregon kur do të betohen kryetarët e rinj

    Insajderi
    12 May 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po bëhen tri javë që kur u mbajtën zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovë. Ndërsa me 28 prill, KQZ ka certifikuar rezultatet për katër kryetarë më të votuar. Por të njëjtit ende nuk dihet se kur zyrtarisht do të fillojnë së praktikuari punën e tyre. Nuk është vendosur një datë për ceremoninë e betimit.

    Bazuar në ligjin për qeverisje lokale mbledhja inauguruese duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga dita e certifikimit.

    Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, neni 57, nëse katër kryetaret e sapo zgjedhur nuk japin betimin në afat prej 30 ditësh nga certifikimi ata automatikisht e humbasin mandatin.

    Data e ceremonisë së betimit pritet të vendoset bashkërisht me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Kështu tha për Insajderin kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

    Nuk është vendosur ende data, pritët në vazhdim do e kuptojmë më detajisht pas konsultës edhe me ministrinë e Pushtetit Lokal”, tha Zeqiri për Insajderin.

    E kryetari i Leposaviqit që vije nga radhët e LVV-së, Lulëzim Hetemi konfirmoi për Insajderin se as kuvendi komunal nuk është plotësuar.

    Jo, ne ende nuk e kemi të konsiliduar asamblenë, së pari duhet me mbledh, por besoj se gjithcka do të shkojë në rregull

    Gazeta ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Pushtetit Lokal që udhëhiqet nga Elbert Kransiqi lidhur me datën e mundshme për betimin e kryetarëve, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Më 28 prill KQZ Bazuar nga rezultatet e certifikuar nga KQZ, në Leposaviq fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Hetemi që ka marrë 100 vota, në komunën e Zubin Potokut PDK me kandidatin Izmir Zeqiri me 197 vota, në Zveçan PDK me kandidatin Ilir Peci që ka marr 114 vota dhe në Mitrovicë të Veriut LVV me kandidatin Erden Atiq i cili ka marr 553 vota.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark