Insajderi
Lajme

Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

Insajderi
13 August 2026 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person me inicialet F. S. është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë realizuar urdhërkontroll në vendbanimin e tij në Dragash, raporton Gazeta Insajderi.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 39 mijë e 500 euro para të gatshme, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria Speciale pritet që, brenda afatit ligjor, të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark