Insajderi
Lajme

Afro 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

Insajderi
29 August 2026 - 08:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Afro 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00, në 55 qendra të testimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Ministria ka bërë të ditur se të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, në mënyrë që të sigurohet organizimi dhe mbarëvajtja e procesit.

“ Të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit. Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit. Për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi i plotë i udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark