Agani: Zoti e bekoftë miqësinë e kombit shqiptar me Amerikën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agani: Zoti e bekoftë miqësinë e kombit shqiptar me Amerikën

    Insajderi
    04 July 2016 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka uruar qeverinë dhe popullin amerikan, me rastin e 240 – vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, ka njoftuar kjo parti përmes një komunikate.

    Ai thotë se kombi amerikan është mik i shqiptarëve, që i ka qëndruar Kosovës afër në ditët më të vështira.

    “Urimet më të përzemërta me rastin e 240 – vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, shtetit dhe kombit mik Amerikan që i qëndroi afër kombit shqiptar dhe Kosovës në ditët më të vështira të historisë së tyre, modelit për organizimin e shtetit ku respektohen në plotni liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërmarrësia dhe standardet më bashkëkohore shkencore dhe profesionale; shtyllës së paqes dhe sigurisë botërore. “

    “Zoti i Madhërishëm e bekoftë miqësinë e përjetshme të kombit Shqiptar dhe atij Amerikan”, thuhet në urimin e liderit të PD, Ferid Agani.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot ditën e pavarësisë së shteti amerikan. SHBA njihet si shtet mik i Kosovës, prandaj shumë lider kosovarë kanë dërguar telegrame urimi në drejtim të SHBA-ve. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark