×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Kosovë

    Agim Ademi i FFK’së e nxjerr Lulzim Hetemin nga komuna, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

    Insajderi
    17 March 2024 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka njoftuar se dje ka pritur kreun e FFK’së, Agim Ademin, me të cilin kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të ndryshuar gjendjen e terreneve sportive në këtë komunë.

    “Sot prita në Komunën tonë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ç’rast vizituam disa prej tereneve sportive në Leposaviq që aktualisht pak i ngjajnë atyre tereneve.

    Me FFK-në sot po ashtu nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit pikërisht për të ndryshuar gjendjen e keqe të këtyre tereneve sportive dhe për t’i transformuar ato në mënyrë që rinia e kësaj komune të ketë hapësira të mjaftueshme rekreativo-sportive dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për ndeshje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark