Insajderi
Lajme

Agim Aliu reagon pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kreu i PDK-së: Bashkë vazhdojmë për Kosovën

Insajderi
21 October 2026 - 20:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Agim Aliu reagon pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kreu i PDK-së: Bashkë vazhdojmë për Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e falënderuar për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në drejtimin e kësaj partie.

Përmes një statusi, Aliu ka vlerësuar bashkëpunimin me Hamzën gjatë periudhave të suksesit dhe sfidave, duke theksuar se së bashku kanë përballuar procese me peshë historike dhe kanë kontribuar në realizimin e projekteve dhe veprave publike në shërbim të qytetarëve.

“Faleminderit Kryetar Bedri Hamza, për punën, angazhimet, kontributin dhe drejtimin e familjes sonë politike”, ka shkruar Aliu.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Bashkë vazhdojmë për Kosovën, për qytetarët!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark