Poeti dhe tekstshkruesi i këngëve, Agim Doçi përveç që komentoi tekstet e këngëve shqipe, duke kritikuar sidomos reperët, ka komentuar edhe njeriun më të përfolur për momentin, Luiz Ejllin.
Për Ejllin, Doçi tha se e njeh shumë kohë më parë. Sipas tij, ai përpiqet ta imitojë Doçin.
Ndër të tjerash, ai tha se Ejlli e ka revoltën me shpërthy pasi vjen nga një familje e varfër.
“E njoh që kur ishte 11 vjeç. Diplomat shqiptarë. Rrjedh nga një familje e varfër që ka revoltën me shpërthy. Arrin deri aty që përpiqet me më imitu por unë jam i paimitueshëm” – tha ai.
Lexo edhe: