Insajderi
Lajme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent tregon gjendjen në rajonet e Kosovës pas vërshimeve

Insajderi
08 January 2026 - 12:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Agjencia e Menaxhimit Emergjent tregon gjendjen në rajonet e Kosovës pas vërshimeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se bazuar në të dhënat e fundit, situata në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Nga AME theksohet edhe se, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe se nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshimet të reja.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësive operative në terren, situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës. Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja“.

Në reagim po ashtu njoftohet edhe për gjendjen nëpër rajone, por edhe theksohet se reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona, ku disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut.

Nga AME është apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë.

 Gjendja sipas rajoneve

• Prishtinë & rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore; situata mbetet e menaxhueshme.

• Prizren: Gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike.

• Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar disa familje përkohësisht si masë sigurie.

• Pejë: Dy intervenime të raportuara në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje; në komunat tjera gjendja stabile.

• Gjakovë & Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; rënie e nivelit të ujit në lumenj.

• Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin janë të mobilizuar për ndihmë qytetarëve pa dallim.

• Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 me Qendren Operative të Agjencise është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark