Insajderi
Lajme

“Agjërim të lehtë e të pranueshëm”, Haradinaj uron fillimin e Ramazanit

Insajderi
18 February 2026 - 18:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Agjërim të lehtë e të pranueshëm”, Haradinaj uron fillimin e Ramazanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit.

Ai ka uruar që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.

“Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre”.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit! Agjërim të lehtë e të pranueshëm!”, shkruan Haradinaj në Facebook


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark