Insajderi
Lajme

AGK i reagon Faton Pecit për gjuhën kundër RTV Dukagjinit

Insajderi
29 October 2025 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AGK i reagon Faton Pecit për gjuhën kundër RTV Dukagjinit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës Jugore, Faton Peci, pasi ky i fundit e ka quajtur RTV Dukagjinin “qendër operative e ndërmarrjes kriminale”.

Në reagimin e AGK’së thuhet se komunikimi i Pecit është i papërgjegjshëm, teksa ka kërkuar nga ai edhe Lëvizja Vetëvendosje t’i tërheqin akuzat ndaj televizionit dhe gazetarëve.

Njoftimi i AGK:

Fushatë e rëndë intimiduese e Faton Pecit kundër TV Dukagjini

Kandidati i partisë politike Vetëvendosje për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci ka vazhduar sulmet e ulëta dhe të papranueshme kundër TV Dukagjinit, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.

Duke iu kthyer Exit-Pollit të 12 tetorit, Peci e ka quajtur mes tjerash TV Dukagjinin si “qendra operative e ndërmarrjes kriminale”.

AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm. Është e papranueshme që një politikan si zoti Peci të japë kualifikime kaq të rënda për një media, në kuadër të betejës politike të tij dhe partisë politike që përfaqëson.

AGK-ja kërkon nga zoti Peci dhe Vetëvendosje që urgjentisht të tërheqin akuzat publike ndaj televizionit dhe gazetarëve, pasi që ato shërbejnë si nxitje për sulme të vazhdueshme ndaj tyre.

Ambienti i mediave për të bërë punën e tyre është vështirësuar shumë, për shkak të retorikës së papranueshme si kjo e zotit Peci.

Mediat duhet të lihen të lira të raportojnë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark