×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    AGK iu bë thirrje urgjente Policisë dhe ndërkombtarëve që t’iu ofrojnë siguri gazetarëve dhe kamermanëve

    Insajderi
    16 June 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve në Leposaviq, ka reaguar pas sulmit të mediave në Leposaviq dhe kamermanit të RTK-së, Bardh Bekteshit.

    Si pasojë e këtij sulmi kamermani i RTK-së Bardh Bekteshi ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.

    AGK ka bërë thirrje urgjente që të iu ofrohet siguri mediave dhe ka thënë që do të informohen të gjitha organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve .

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i bënë thirrje urgjente Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve të cilët janë duke qëndruar në atë komunë”.

    “AGK-ja, dënon ashpër këtë sulm, njëherësh bën të ditur se për të gjitha këto sulme që kanë ndodhur në veri të vendit, do të informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark