AGK kërkon të hapen seancat për publikun – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK kërkon të hapen seancat për publikun

    Insajderi
    21 October 2016 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për mbylljen për media të seancës kundër Sali Mekajt, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

    Përmes një njoftimi për media AGK shpreh shqetësimin për përjashtimin e publikut nga salla, duke konsideruar se me mbylljen e këtij gjykimi, Gjykata  ka vepruar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare pasi që ekziston interes i madh publik për gjykim të jetë i hapur.

    “Parimet e transparencës dhe e drejta e mediave që të informojnë publikun duhet të vihen përpara interesit të vet akuzuarit dhe familjes së tij. Nuk është obligim i mediave që të mbrojnë autoritetin e të akuzuarit, i cili si një zyrtar i lartë i shtetit është dashur të jetë një shembull”, thuhet të këtë njoftim.

    AGK pret nga kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi që ai të udhëzojë kryetarin e trupit gjykues në këtë rast Shasivar Hoti të hapë seancat gjyqësore, ndërkaq kërkojë nga prokurorja speciale Drita Hajdari që në seancën e radhës të kundërshtojë mbylljen e gjykimit.

    “Mbetja e një vendimi të tillë në fuqi, është edhe një precedent shumë i rrezikshëm për gjyqësorin kosovar, pasi që të gjitha rastet e tilla të profileve të larta do të mund të kërkonin mbylljen e seancave”, thuhet më tej në këtë vendim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark