AGK: Nuk u ftuam në hartimin e rregullores së KPK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK: Nuk u ftuam në hartimin e rregullores së KPK-së

    Insajderi
    30 May 2016 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    AGK informon opinion publik dhe të gjithë kolegët gazetar se asnjë nga pjesëtarët e AGK-së, nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e rregullores së Këshillit Prokurorial të Kosovës

    “Me këtë iu bëjmë me dije se ky institucion ka hartuar rregulloren në fjalë pa i përfshirë Gazetarët dhe Shoqërinë Civile gjë që e konfirmojnë edhe reagimet e shumta pas vendimit të Këshillit Prokurorial.

    Njëherësh iu njoftojmë se Këshilli Prokurorial tek pasi ka hartuar rregulloren ‘njëanshëm’, të premten me 19 maj 2016 në e ka dërguar atë në email të ish-kryetarit Zekirja Shabani”, thuhet në sqarimin e AGK-së.

    Sipas AGK-së në këtë email, Këshilli Prokurorial ka vendosur një afat prej dy ditësh për t’i dërguar komentet eventuale të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për këtë rregullore.

    Por AGK-ja ka kërkuar një javë kohë për t’i kthyer komentet pasi e shtunë dhe e diele janë ditë pushimi, megjithatë kjo kërkesë është refuzuar.

    “Ne e konsiderojmë të papranueshëm veprimin e Këshllit Prokurorial dhe çdo tendencë të këtij instituc ioni për të arsyetuar veprimin e tyre me faktin se kinse ka kërkuar rekomandime nga AGK-ja.

    Afati i lenë në dispozicion për përgjigje ka qenë i papranueshëm duke marrë parasysh edhe faktin se AGK-ja po atë fundjavë i zhvillonte zgjedhjet e brendshme”, thuhet në reagim.

    AGK-ja konsideron se ka qenë e përjashtuar gjatë tërë procesit të hartimit të kësaj rregulloreje e cila duhet të shfuqizohet me një vendim të posaçëm për t’i përfshirë pastaj gazetarët dhe shoqërinë civile në hartimin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark