Insajderi
Lajme

AGK për Laurent Krasniqin: Do të kujtohet për profesionalizmin dhe kolegialitetin e tij

Insajderi
03 September 2026 - 12:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AGK për Laurent Krasniqin: Do të kujtohet për profesionalizmin dhe kolegialitetin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të Laurent Krasniqit.

Laurenti për disa vite kishte punuar si kameraman në disa prej mediave në Kosovë, përfshirë T7, TV Dukagjini dhe Tëvë1.

Sipas AGK-së, Krasniqi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale në vend, ndërsa do të kujtohet për profesionalizmin dhe kolegialitetin e tij.

“Laurenti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq tek i gjithë komuniteti medial në vend”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

AGK-ja u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar me të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark