AGK: Prokuroria t’i trajtoi në mënyrë më aktive rastet e gazetarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK: Prokuroria t’i trajtoi në mënyrë më aktive rastet e gazetarëve

    Insajderi
    08 March 2017 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) janë takuar sot në Prishtinë me kryeprokurorin e Kosovës, Aleksandër Lumezi, me ç’rast është diskutuar për “promblemet e gazetarëve në raport me sistemin e drejtësisë dhe rritjen e efikasitetit në krijimin e një ambienti më të sigurt për gazetarët në Kosovë”.

    Mëtutjue, në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, theksohet se kryeprokurorit i janë paraqitur rekomandimet e raportit “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.

    AGK-ja ka kërkuar që kryeprokurori t’i trajtoj në mënyrë më aktive rastet e gazetarëve.

    Gjatë takimit u arrit pajtueshmëria që kryeprokurori të marrë vendim për caktimin e një prokurori për “rastet e kanosjeve apo veprave të tjera penale, që kryhen ndaj gazetarëve lidhur me punën e tyre”, njofton rel.

    Po ashtu, AGK-ja ka kërkuar nga prokuroria që ta kundërshtoj mbylljen e seancave gjyqësore në të cilat të akuzuar janë persona të profilit të lartë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark