Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sjelljes agresive të anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.
Kurteshi pengoi gazetarët në kryerjen e detyrës, derisa AGK thotë se kjo sjellje është e papranueshme dhe i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.
“Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët. AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve. Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë”.