AGK do të publikojë raport për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK do të publikojë raport për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve

    Insajderi
    16 December 2016 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokim të lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve do të lansojë një  raport hulumtues të gjendjes së mediave në Kosovë.

    Sipas njoftimit për media të gjeturat tregojnë për përkeqësim ekonomik të pozitës së gazetarëve.

    “Censura dhe vetë-censura, qasje e vogël në dokumente publike, kërcënime dhe sulme fizike ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medial, gjyqësor dhe prokurori joefikase në trajtimin e rasteve të kërcënimeve, probleme në transmetuesin publik e shumë të tjera”, thuhet në njoftim.

    Publikimi do të bëhet të shtunën përmes një konferencë për media që do të mbahet në lokalet e Lëvizjes FOL, nga ora 11:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark