×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK kërkon monitorim ndërkombëtar në rastin gjyqësor kundër Insajderit

    Insajderi
    11 October 2016 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    AGK ka reaguar pas deklaratës së zyrës së Gjykatës së Apelit, të cilët thanë sot se përfshirja e Asociacionit të gazetarëve në aktvendimin e Gjykatës së Apelit që të rikthejë në shkallën e parë kërkesën e Grabovcit për ndalim të publikimit të përgjimeve nga Insajderi.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për medie, shprehet se do vazhdojë të reagojë në raste që përfshijnë gazetarët.

    “AGK falenderon Gjykatën e Apelit që përcjellë reagimet e gazetarëve. AGK do të vazhdojë të reagojë në raste që përfshijnë gazetarët edhe kur këto reagime nuk mirëpriten nga autoritetet shtetërore”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    Ata i kanë bërë thirrje Gjykatës Themelore që të shqyrtojë rastin “Insajderi-Grabovci” bazuar në standardet e Gjykatës Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

    “Ne dëshirojmë të përsërisim – duke mos paragjykuar vendimin final të gjykatës – që presim nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe instancat tjera gjyqësore që të shqyrtojnë këtë rast bazuar në standardet e krijuara nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Europës”, shprehet AGK.

    AGK u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, si zyra e BE-së apo OSBE-ja, që të monitorojnë nga afër rastin gjyqësor kundër Insajderit.

    “Njëkohësisht i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos OSBE-së, Këshillit të Europës dhe zyrës së BE-së të monitorojë nga afër rastin gjyqësor kundër gazetës Insajderi”, thuhet në reagim.

    Gjykata e Apelit ka pritur pesë ditë për të dal me reagim publik, ditën e sotme. Ka treguar se nuk i kanë pëlqyer shkrimet e Insajderit dhe e ka vlerësuar si të panevojshëm reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

    “Gjykata e Apelit shprehet e indinjuar lidhur me gjuhen fyese, shpifëse dhe paragjykuese të portalit online Insajderi, kundrejt kësaj gjykate dhe disa gjyqtarëve të saj”, thuhet në reagimin e sotëm për media të këtij institucioni. /Insajderi.com

    Gjykata e Apelit në rolin e avokatit të Grabovcit kundër Insajderit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark