Aheng për të festuar vendimin e gjykatës për Fatmir Limajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aheng për të festuar vendimin e gjykatës për Fatmir Limajn

    Insajderi
    29 May 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është pritur dje në Shalë të Lipjanit nga anëtarë të partisë së tij dhe bashkëluftëtarë të tij, të cilët kanë organizuar një aheng pas shpalljes së pafajësisë nga ana e Gjykatës së Apelit për ish-komandant Çelikun.

    Limaj ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Facebook, ku shihen dhjetëra persona shihen duke bërë piknik dhe duke pirë birra teksa nuk ka munguar as muzika.

    “Falënderoj shumë nëndegën e NISMA-s në Shalë të Lipjanit dhe bashkëluftëtarët e mi, për organizimin dhe pritjen që bën dje për mua më rastin e shpalljes së pafajësisë nga Gjykata e Apelit për rastin “Kleçka”, ka thënë ai.

    Javë më parë, Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm deputetin Limaj për rastin Kleçka./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark