Ahmadinejad regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Iran – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ahmadinejad regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Iran

    Insajderi
    12 April 2017 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediet shtetërore në Iran kanë njoftuar se ish-presidenti Mahmud Ahmadinejad, një konservator i vijës së ashpër, që ka shërbyer në dy mandate, është regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 19 majit.

    Ahmadinejad e ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e dytë të afatit të regjistrimit që zgjat prej 11 deri më 15 prill, bëjnë të ditur mediet.

    Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei vitin e kaluar i tha Ahmadinejadit që të mos kandidojë për president.

    Mediet iraniane njoftuan se edhe bashkëpunëtori i afërt i Ahmadinejadit, Hamid Baghaei, një ish-zëvendës president, gjithashtu është regjistruar si kandidat.

    Kandidatët e ardhshëm do të verifikohen nga Këshilli i Gardianëve, një vijë e ashpër.

    Ahmadinejad tha javën e kaluar se nuk po planifikonte që të kandidonte dhe se do të mbështeste Baghaein, shkruan REL.

    Baghaei u mbajt në arrest për disa muaj në vitin 2015 nën akuza të panjohura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark