Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth tragjedisë së ndodhur sot në fshatin Llukar (afër Kolovicës), ku humbën jetën dy fëmijë nga Prishtina.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe ka shkuar në vend të ngjarjes, siç edhe paralajmëroj në reagimin e tij.
“Sot ka ndodh një tragjedi në komunën e Prishtinës në afërsi të fshatit Llukar ku tek një pronë private ku me vite të tëra kompani janë furnizuar me material ndërtimor, kanë humbur jetën dy fëmijë. Kjo është ngjarje e rëndë dhe fillimisht shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes.”
“Ende nuk i kemi informatat e plota dhe po presim policinë për ta sqaruar aksidentin por në këto momente i ofrojmë mbështetje familjes. Jam duke shkuar tek vendi i ngjarjes për të kuptuar edhe më shumë mbi rastin”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
Sot gjatë ditës, dy fëmijë, vëlla e motër humbën jetën sot në një gropë në lagjën Kolovicë të Prishtinës. /Insajderi.com