Insajderi
Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Insajderi
06 October 2025 - 09:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet i vdekur një person në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në shtëpinë e tij në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit ditor se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, shkruan Insajderi.

“Hetim i vdekjes/Prizren / NN. Raportohet se më 05.10.2025 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia në raportin ditor të së hënës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark