Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se gypat gypi kryesor që po vendoset nga fabrika e re e ujit në Shkabaj deri në Prishtinë ka ardhur nga Kina dhe është e dëmtuar.
“Dje jemi informuar se në këtë proces të udhëhequr nga ujësjellësi, gypat që po vendosen janë me prejardhje nga Kina dhe se janë të vjetra, me standarde që nuk përdoren më dhe edhe pse duhet të jetë gyp i ri, kanë ardhur në gjendje shumë të keqe”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka postuar edhe disa foto të gypave dhe sqaron se 330 pjesë kanë ardhur të thyera, të ndryshkur dhe në gjendje që kërkon hetim.
“330 pjesë janë gjatësi 2 km. pra, gypat e ri ende pa u vendosur janë të dëmtuara në gjatësi 2 km. Është kontraktuar një kompani tjetër për të riparuar gypat “e ri” të dëmtuar”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
Si kryetar i Prishtinës do të kërkoj raport mbi këtë proces në mënyrë që ky rast të sqarohet dhe hetohet. Transparenca është e domosdoshme. Institucionet e pavarura duhet të kërkojnë llogari poashtu. Kësaj radhe përgjegjësia të mos ndalet vetëm te drejtori, ka thënë ai.
Fabrika e re e ujit që po ndërtohet në Shkabaj pritet të lëshohet në funksion në fund të këtij viti. Me funksionalizmin e saj pritet që problemi i kahmotshëm i ujit në Prishtinë të zgjidhet./Insajderi.com