×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i indinjuar me raportimet për deputeten Haxhiu

    Insajderi
    20 February 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas publikimit të një lajmi se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka mbajtur gaz lotsjellës në trupin e saj për ta futur brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar kolegu i saj partiak dhe njëherësh Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Ai  në një postim në llogarinë e tij në Facebook i ka quajtur këto raportime si të ulëta.

    “Por më e ulta prej të gjithave janë raportimet e disa mediave që mua më vjen turp ti përmendi. Në ato storie është publikuar një rentgen i rrejshëm. Këto raportime kanë tejkaluar çdo kufi të njerëzores, normales e çfarëdo vlere tjetër që tentojmë të ndërtojmë ai shoqëri”, ka thënë Ahmeti.

    Ai po ashtu është ankuar se forca policore që po qëndrojnë afër deputetes Haxhiu nuk po i lënë as familjarët që ta vizitojnë atë.

    “Gjatë kontrollit mjekësor në QKUK, 20 policë i qëndronin mbi kokë mjekëve kundër çfarëdo standardi njerëzor. Edhe sot në neurokirurgji, dhjetëra policë nuk lënë as familjen ta sheh”, ka shkruar Ahmeti.

    Të premten në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës për këtë vit, deputetja Haxhiu është përplasur përtokë në hollin e kuvendit, pasi që ishte tërhequr nga forcat e sigurimit të kuvendit nga salla ku po mbahej seanca./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark