Ahmeti: Jam i pafuqishëm – posti politik nuk është më i rëndësishëm se jetët e njerëzve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Jam i pafuqishëm – posti politik nuk është më i rëndësishëm se jetët e njerëzve

    Insajderi
    23 June 2016 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas deklaratave të LDK-së në Prishtinës të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kryqytetetit pas tragjedisë së ndodhur sot në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës.

    Ai ka thënë se ndihet i pafuqishëm dhe se nuk dëshiron të flas për çështje politike, pasi siç thotë Ahmeti, një post politik nuk është më i rëndësishëm se jetët e njerëzve.

    Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në rrjetin social Facebook.

    Gazeta Express e paska qit një titull gjoja se unë kam thënë se nuk ndjej përgjegjësi morale për aksidentet e qytetarëve. LDK e paska marr këtë deklaratë të pavërtetë dhe paska përdorë tragjedinë që të kërkojë dorëheqjen time.

    Në këtë ditë të rëndë për mua e ku nuk dua të politizoj rastin e të mirrem me shpifjet e një gazetari, mund të them vetëm kaq:

    Sot ndihem i pafuqishem. Gropat e tilla janë pasojë e viteve të korrupsionit, neglizhences e ndjekjes së profitit në kurriz të njerëzve e humanitetit (kjo e sotit disa vite e vjetër). Te gjithë ata që mendojnë se një post politik është më i rëndësishëm se një jetë njeriu e kanë shumë gabim. Këto gropa do të na marrin edhe shumë jetë derisa të mbyllen. Sot po qaj për ata dy fëmijë, edhe për shumë të tjerë që e humben jetën nga pamundësia për ti mbrojtur nga e keqja që na ka kapluar në vitet e fundit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark