Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shkruar rreth çështjes së murit të ndërtuar matanë urës së lumit Ibër.
Pavarësisht modaliteteve që janë dhënë rreth murit, ai ka thënë se muri është simbol i ndarjes dhe jo i ribashkimit.
“Shkallë e pa shkallë, muri është mur. Edhe me ly bukur, muri mbetet mur. Simbol i ndarjes e jo i ribashkimit. #skaqeveri”, ka shkrua Ahmeti në llogarinë e tij në Tëitter./Insajderi.com